Aniston shtyn dasmën

9:55 / 24.04.2013

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux e kanë shtyrë datën e dasmës për në verë pasi nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për madhësinë e festës së tyre.

Aniston, 44-vjeçare, dëshiron një dasmë më të madhe, derisa Theroux, 41, dëshiron një më të vogël, të ngushtë, dhe ata tash e kanë lënë të kurorëzohen gjatë verës, se sa të bëjë një ceremoni pranverore.

“Jen dhe Justin kanë qenë krejtësisht të qetë për planifikimin e dasmës. Ata mezi presin dasmën, por kanë ide të ndryshme për vetë ceremoninë”.

“Nuk ka të bëjë me ta si çift, ata janë tmerrësisht të dashuruar. Secilën herë që i sheh ata, ata i kanë krahët mbi njëri-tjetrin”.

“Jen dëshiron diçka më të madhe me shumë miq të saj, Justin do të dëshironte diçka më të intime. Në këtë aspekt, presim që dasma të zhvillohet në fund të verës, para Vikendit të Ditës së Punës”, ka thënë burimi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.