“Sulejmani”, seriali më i mirë i vitit në Turqi

19:11 / 1.05.2013

Seriali jashtëzakonisht i shikuar edhe në vendin tonë “Sulejmani i Madhërishëm” është shpallur seriali më i mirë i vitit në Turqi.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Antalya TV Awards, yjet e serialit “Sulejmani i Madhërishëm” kanë shkëlqyer duke rrëmbyer disa çmime.

Si prodhimi më i mirë televiziv u shpërblye aktori në rolin kryesor të këtij seriali, Halit Ergenc, i cili e komplimentoi stafin për realizimin e një prej serialeve më të mira turke të të gjitha kohërave.

E njohur si “Sulltanesha Hyrem”, aktorja Meryem Uzerli, u shpërblye si aktorja më e mirë në televizionet turke për vitin 2012.

Po ashtu u ndanë edhe shumë çmime tjera për serialin e lartpërmendur, ndërsa nuk munguan as çmime për seriale tjera tejet të shikuara anë e mbanë Evropës, e sidomos në vendet ballkanike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.