Mila Kunis femra më seksi e vitit sipas FHM

11:25 / 2.05.2013

Mila Kunis është emëruar Femra më Seksi në Botë për vitin 2013 nga revista FHM, duke lënë prapa Rihannan.

Aktorja 29-vjeçare ka fituar trofeun për të parën herë, duke lënë këngëtaren nga Barbados në vendin e dytë.

“Mila Kunis ka pasur një vit fenomenal – ajo shkëlqeu në komedinë më përfituese (“Tedd”) dhe është ylli më i kërkuar në Hollywood për momentin”.

“Jo vetëm që është drithëruese në mënyrë natyrale, por ajo ka një shije të madhe për humor dhe nuk ka frikë të bëjë shaka me veten. Gjithë kombi ka folur për të, dhe përfundimi është se ajo është zyrtarisht e femra më e përkryer”, ka thënë redaktorja e FHM, Dan Jude.

Top pesëshi mbyllet nga yjet britanike, Helen Flanagan, Michelle Keegan dhe Kelly Brook.

Femrat më Seksi në Botë të 2013-tës sipas FHM:

1. Mila Kunis
2. Rihanna
3. Helen Flanagan
4. Michelle Keegan
5. Kelly Brook
6. Kaley Cuoco
7. Pixie Lott
8. Kate Upton
9. Cheryl Cole
10. Georgia Salpa.

/Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.