Campbell ndahet nga Doronin?

14:27 / 2.05.2013

Romanca e Naomi Campbell me miliarderin rus Vladimir Doronin raportohet se është në fund të saj.

Sipas një raporti të shtojcës së thashethemeve të New York Post, Page Six, dyshja, të cilët kanë qenë së bashku që nga viti 2008, “kanë marrë një pushim” nga njëri-tjetri.

Doronin nuk ishte me Campbell derisa bukuroshja britanike ndoqi një varg ndejash për Oscar në Hollywood në shkurt. Dyshja së fundi u panë së bashku në plazh në Miami në muajin mars.

“Naomi dhe Vlad janë ndarë dhe ai është parë duke u argëtuar në New York dhe duke flirtuar me një bionde. Naomi dhe Vlad kanë një lidhje komplekse dhe ndonjëherë ndahen dhe sërish bashkohen”, ka thënë burimi. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.