Karkalecat sulmojnë McCartneyn në Brazil (Foto)

19:26 / 8.05.2013

Këngëtari legjendar, Sir Paul McCartney, ka qenë shënjestër e insekteve gjatë një koncerti në Brazil.

Derisa performonte në skenë, ai ka përjetuar një moment të pakëndshëm, pasi disa karkaleca madje i janë hedhur mbi shpinë.

Përkundër këtij ‘invazioni’, legjenda e “The Beatles” ka vazhduar koncertin treorësh në Goiania, ku ishin të pranishëm mbi 47.000 fansa. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.