Bashkaktorja e quan Travoltan homoseksual (Video)

22:15 / 8.05.2013

Aktorja Margaret Cho e ka shokuar publikun në turneun saj australian me komentet rreth orientimit seksual të yllit të Hollywoodit, John Travolta.

Komikja e ka përdorur aktorin si pjesë e shakave të saj në skenë duke thënë se ai është homoseksual.

“Do të kem telashe, por do ta them. Ai është shumë homoseksual. John Travolta është homoseksual. Ai nuk është thjesht një homoseksual. Jo vetëm se i pëlqen meshkujt. Por ai është një homoseksual i tipit të Oscar Wilde... njësoj si Lordi Byron... Më vjen keq për të, sepse e di se do të ishte shumë më i lumtur po ta pranonte publikisht. Por nuk mundet”, është shprehur mes tjerash 44-vjeçarja.

Cho, e cila është biseksuale dhe një aktiviste e të drejtave të homoseksualëve, ka bashkëpunuar me Travoltan në filmin e vitit 1997, “Face/Off”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.