Publikohet lidhja e Noizyt, pasi e dashura e tij mbush 18 vjet

19:35 / 3.06.2013

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, është parë reperi Noizy bashkë me të dashurën e tij, Daniela Pajaziti.

Arsyeja që këngëtari e ka mbajtur të fshehtë këtë lidhje, sipas Shekulli, është për faktin se ka pritur që Miss Durrësi të mbushë 18 vjet.

Ata kanë preferuar të festojnë në intimitet të plotë në pishina, ku kanë realizuar dhe disa fotografi të publikuara në profilin e bukuroshes, por që më pas janë larguar.

Daniela ka qenë e para që ka folur për lidhjen me Noizyn duke thënë se me të po jetonte një lidhje pasionante dhe se ai është shumë i veçantë. Madje, ajo e quante reperin një djalë të ëmbël dhe që dinte të falte shumë dashuri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.