West nuk i ka qëndruar besnik Kimit

18:50 / 12.06.2013

Modelja Leyla Ghobadi ka thënë se ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me Kanye West edhe pasi Kim Kardashian mbeti shtatzënë.

Bukuroshja 24-vjeçare ka deklaruar për revistën Star se këngëtari i kishte thënë se lidhja e tij me yllin televiziv ishte vetëm çështje reklame dhe asgjë serioze.

“Kjo do ta shkatërrojë familjen Kardashian. Është keq. Është shumë keq. Është turpëruese. Mirëpo, po të isha Kim dhe të prisja fëmijë, do të doja të di (se çfarë ka bërë partneri im)”, ka theksuar kanadezja.

Romanca e tyre, sipas saj, ka filluar në korrik të vitit 2012, kur West e kishte vërejtur Leylan duke kërcyer në një koncert të tij në Atlantic City. Në të njëjtin koncert ka qenë e pranishme edhe Kim, por në zonën VIP. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.