Passenger falënderon Ed Sheeran për lansimin e karrierës

17:00 / 1.07.2013

Rokeri britanik, Passenger, ka falënderuar mikun e tij Ed Sheeran, që i ka ndihmuar të hyjë në industrinë e muzikës.

Yjet jan ëbërë miq të ngushtë kur kanë qenë këngëtarë të panjohur dhe pasi u bë i famshëm, Ed ka shprehur përkrahjen e tij për Passenger, duke e marrë në turne dhe duke e bërë atë të famshëm.

Passenger, emri i vërtetë i të cilit është Mike Rosenberg, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm mbarëbotëror me albumin e tij “All the Little Lights” dhe për këtë ka falënderuar Ed Sheeran.

“Ne kemi qenë shokë tash e pesë vjet. Ne jemi takuar në një festë dhe më pas nuk jemi ndarë. Ajo që Ed bëri për mua është e mrekullueshme, ai më mori në turne dhe ma ndryshoi jetën. Unë e dua atë, ai është djalosh i mrekullueshëm”, u shpreh Passenger. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.