Big Mama: Kam trup perfekt

14:06 / 18.07.2013

Big Mama është e kënaqur me trupin e saj dhe mendon se ajo “vazhdon të ketë një trup perfekt”.

Këngëtarja nga Maqedonia iu nënshtrua një diete të rreptë muaj më parë për të krijuar një vijë të lakmueshme trupore, dhe mendon se tashmë ia ka arritur qëllimit.

“Tani jam më e lumtur se kurrë për shkak se u kam dhënë fund dietave tani e disa muaj dhe vazhdoj të kem një trup perfekt”.

“Ndërkaq sa i përket ngrënies së ushqimit, tani nuk po kursehem fare, po ha çdo gjë që më pëlqen dhe nuk mendoj se mund të shtoj peshë sepse nuk i fitoj lehtë kilogramët”, ka thënë ajo gjatë një prononcimi për të përditshmen kosovare “Zëri”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.