Katie Price, e njohur si Jordan, është habitur kur policia e kishte thirrur të enjten për të hulumtuar në lidhje me pohimet e saja se është dhunuar në të kaluarën, mirëpo modelja ka refuzuar ta tregojë emrin e përdhunuesit.
Price, e cila pohon se është abuzuar seksualisht nga një “personalitet i famshëm” para disa vitesh në West End të Londrës është shtangur pasi që policia dëshiron të kuptojë për vepërbërësin e dhunshëm.
Njoftohet se 31-vjeçarja u ka thënë policëve se nuk dëshiron të diskutojë për dhunimin, pasi që për të kjo çështje është e mbyllur.
“Nuk do të them asgjë. E kaluara është e kaluar dhe unë dëshiroj ta harroj atë në mënyrën më të mirë”, citohet të ketë thënë Jordan.