Gibson, marrëveshje me Grigorievan?
Detektivët janë duke hetuar një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh mes Mel Gibson dhe ish-të dashurës Oksana Grigorieva, që e detyronte këtë të fundit të heshtë sa u përket materialeve të cilat shfaqnin dhunën e treguar nga Gibson në raport me këngëtaren ruse.Policia në Los Angeles dyshon se dyshja ka pasur një marrëveshje për mos publikimin e informatave. Bëhet fjalë për një marrëveshje që peshon 15 milionë dollar, ku përfshihet kujdesi për fëmijën e çiftit të ndarë, një shtëpi dhe asete të tjera vetëm e vetëm që faktet të mbesin të papublikuara. Për fatin e keq të Gibson, Oksana Grigorieva publikoi faktet dhe shokoi botën.
“Oksana dhe avokati i saj i kanë rezistuar të gjitha mjeteve të bezdisshme të Gibson, ndërsa tani gjërat po dalin në shesh kur është thirrur kredibiliteti i saj”, ka thënë një burim. /Telegrafi/
Postuar: 12:49 / 29.07.2010 |
RSS