Underwood nuk ka kohë për fëmijë
Carrie Underwood dhe Mike Fisher dëshirojnë të kenë fëmijë së bashku, mirëpo aktualisht ata janë shumë të zënë për të krijuar familje.Këngëtarja e muzikës ‘country’, e cila së fundmi u martua me lojtarin e hokejit Fisher, planifikon që të ndërtojë familje dhe të ketë fëmijë, mirëpo kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“Ne duam fëmijë, mirëpo ende është herët. Tash nuk është koha, sidomos me oraret tona të ngarkuara... Nuk e dimë se kur, por padyshim se do të kemi (fëmijë)”, ka thënë Fisher. /Telegrafi/
Postuar: 10:33 / 30.07.2010 |
RSS