Cheryl falënderon mjekët
Cheryl Cole i ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin që ia shpëtuan jetësn, pasi ishte infektuar me malarie.Në fillim të këtij muaji këngëtarja britanike u sëmur nga malaria, ndërsa tani ka shprehur mirënjohjen e saj për mjekët dhe motrat medicinale, duke thënë se pa ndihmën e tyre ndoshta nuk do të ishte gjallë.
“Dua të tregoj se sa mirënjohëse jam për gjithçka që keni bërë. Nuk do të isha këtu tash nëse nuk do të më ndihmonit ju”, u ka thënë Cheryl të pranishmëve në qendrën për sëmundje tropikale në “University College London”. /Telegrafi/
Postuar: 10:41 / 30.07.2010 |
RSS