Telegrafi.com - Shëndetësi
Marketing@Telegrafi.com
 
   

Rrezik infeksionesh në qendrat e kujdesit intensiv

Shpërndaje
Postuar: 10:10 / 17.12.2009
Komente: 1
Qëndrimi në spital nën kujdes intensiv mund të jetë dy here i rrezikshëm. Një studim ku u përfshinë më shumë se 1.000 spitale nga mbarë bota tregon se rreth 15 për qind e pacientëve në kujdes intensiv marrin infeksione që shtojnë rrezikun e tyre për të vdekur.

Vetëm personat që janë shumë të sëmurë pranohen në qendrat e kujdesit intensiv. Ata janë pacientë, sistemet imune të cilëve mund të jenë të brishtë, ose pacientë që mund të jenë në prag të vdekjes. Studimi vëzhgoi brenda një dite të vetme më shumë se 1.200 qendra të kujdesit intensiv në 75 vende të botës.

Doktori John Marshall i universitetit të Torontos thotë se përveç rrezikut të sëmundjes që i bën pacientët të mbahen në qendrat e kujdesit intensiv, kur shtrohen aty, ky rrezik rritet 50 për qind për shkak të infeksioneve që mund të marrin.

Marshall është një prej autorëve të studimit. Ai dhe kolegët e tij vunë re se më shumë se gjysma e 14 mijë pacientëve në studim u prekën nga infeksione ndërsa mbaheshin në pavijone të kujdesit intensiv. Të dhënat tregojnë se rreziku i vdekjes për këta pacientë u shtua 50 për qind, vetëm për shkak të infeksionit të marrë.

Marshall thotë se 60 për qind të infeksioneve ishin në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes, 20 për qind ishin infeksione në zorrë e stomak dhe rreth 15 për qind ishin infeksione në kanalin urinar".

Por dy rezultatet e tjera të rëndësishme dolën nga ky studim; pacientët të cilët qëndruan shtatë ditët në qendrat e kujdesit intensiv kishin të ngjarë të infektoheshin më shumë; dhe pacientët në vendet në zhvillim ishin më në rrezik të prekeshin nga këto infektime, në krahasim me pacientët në vendet e zhvilluara.

Autorët e studimit shpresojnë se këto rezultate do të ndikojnë në parandalimin e infeksioneve dhe menaxhimin më të mirë të qendrave të kujdesit intensiv. /VoA/Telegrafi/

ProCredit Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.