Kaça mbron nga kanceri i gjirit
Shkencëtarët kanë zbuluar disa substanca të pranishme në kaçë, të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit.Studimi i ri mund të rezultojë me prodhimin e barnave të reja, të cilat do të parandalojnë zhvillimin e karcinomës së gjirit.
Ky hulumtim ka zbuluar se kaça përmban elagitanin- antioksidues, i cili pengon prodhimin e estrogjenit (hormonit përgjegjës për rritjen e qelizave kancerogjene).
Ende nuk dihet se sa është sasia e nevojshme e elagitaninës për të arritur efektin e duhur mbrojtës, por dihet vetëm se përveç kaçës duhet që së bashku të merren edhe barnat antikancerogjene. /Telegrafi/
Postuar: 23:06 / 5.01.2010 |
RSS