Telegrafi.com - Shëndetësi
Marketing@Telegrafi.com
 
   

Bari kundër shtatzënisë dëmton eshtrat

Shpërndaje
Postuar: 10:53 / 6.01.2010
Komente: 3
Një studim i ri tregon se një lloj ilaçi kundër shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm për kockat e grave.

Bari kundër shtatzënisë i njohur si ‘Depo provera’, është një alternativë e përhapur mes grave sepse ‘Depo provera’ merret me injeksion 4 herë në vit dhe jo çdo ditë siç ndodh me barnat e tjera kundër shtatzënisë.

Por studimi i ri paralajmëron gratë që marrin ‘Depo provera’ se ky ilaç mund të jetë i dëmshëm për kockat e tyre.

Mjekët në Universitetin e Teksasit vëzhguan për dy vjet gjendjen shëndetësore të 95 grave që merrnin ‘Depo provera’ dhe rregullisht analizuan gjendjen e kockave të tyre.

Te 50 për qind e grave në studim u vu re një rënie i konsiderueshme në dendësinë minerale në kockën e shtyllës kurrizore. Kjo humbje densiteti mund të çojë në rrezik për frakturë apo thyerje.

‘Depo provera’, gjithashtu krijon një çrregullim hormonal, që shkakton parandalimin e shtatzënisë dhe njëkohësisht dobëson strukturën e kockës.

Studime të mëparshme kanë lënë të kuptohet se shëndeti i kockave përmirësohet kur gratë ndërpresin marrjen e ‘Depo proverës’. Por kjo nuk është e sigurt, prandaj mjekët këshillojnë gratë që ta kufizojnë marrjen e ‘Depo proverës’ deri në jo më shumë se dy injeksione në dy vjet. /VoA/Telegrafi/

ProCredit Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.