Telegrafi.com - Shëndetësi
Marketing@Telegrafi.com
 
   

Shënohet Dita botërore e personave me Sindromën Down

Shpërndaje
Postuar: 15:48 / 21.03.2010
Komente: 8
Personat e prekur me sindromën Down, që janë gjithsej 563 në Kosovë ende vazhdojnë të margjinalizohen nga stereotipat dhe botëkuptimet që mbizotërojnë në shoqërinë tonë dhe ende nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut siç janë e drejta për përkujdesje profesionale shëndetësore, për edukim, asistencë personale dhe mirëqenie sociale- ky ishte mesazhi dërguar institucioneve të Kosovës për ta shtuar kujdesin ndaj personave të prekur me sindromën Down, më rastin e shënimit të 21 marsit, Ditës Botërore të Sindromes Down, që është mbajtur sot në Prishtinë nga organizata joqeveritare “Down Sindrom Kosova”, Zyra e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Universiteti Amerikan i Kosovës, me moton “Mëso për mua”.

Driton Bajraktari, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Down sindrom Kosova” theksoi se, me gjithë angazhimet nga institucionet e Kosovës, gjendja shoqërore e personave të prekur nga sindromen Down, është tejet e rëndë.

Më rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, persona të prekur nga kjo sindromë, organizuan një program kulturor, në të cilin shprehen shkathtësitë dhe aftësitë e veta fizike e mendore. Në përmasa globale, sindroma Down prek 0.2 deri në 0.4 për qind të popullsisë. /rtk/

ProCredit Bank
 
 
VIP
14:42 / 3.09.2010
Kaltrina Selimi

Kaltrina në pushime tek i fejuari në Londër

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila ditë më parë realizoi videoklipin e saj të fundit të këngës “Harrom”, është d...
Teknologji
14:47 / 3.09.2010

Toshiba tërheqë laptopë

Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e...
Ekonomi
11:21 / 3.09.2010
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku

Memorandum për investimet e huaja

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të Bankës Botërore gjatë këtij muaji do të zhvillojë një kampanj...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.