Telegrafi - Lifestyle
Alba Qeramika
 
   

Ushtroni me pauza

Shpërndaje
Postuar: 0:12 / 12.07.2010
Komente: 4
Një ekip ekspertësh japonezë nga Universiteti i Tokios kanë vërtetuar se kur një person ushtron gjysmë ore, pastaj bën një pushim prej njëzet minutash, dhe pastaj sërish ushtron gjysmë ore, në organizmin e tij vjen deri te ‘djegia’ e një sasie më të madhe kalorish sesa kur ushtron 60 minuta përnjëherë.

Është vërtetuar se dy periudha më të shkurta të ushtrimit me pauzë ndërmjet tyre, rezultojnë pozitivisht edhe gjatë kohës së pauzës, edhe gjatë periudhës së ushtrimeve, që do të thotë se edhe kohën e pauzës organizmi e konsideron si ushtrim.

Veç kësaj, pas pauzës, në gjysmën e dytë të ushtrimeve te pjesëmarrësit në studim, është regjistruar nivel më i ulët i insulinës dhe glukozës në gjak.

Edhe pse shpenzimi i përgjithshëm i kalorive te të dy format e ushtrimit, edhe me pauzë edhe pa pauzë, është pothuajse i njëjtë, në rastin kur ushtrimet janë të ndara në dy seanca, përqindja e yndyrave të harxhuara është 77%, ndërsa kur ushtrohet përnjëherë, yndyrat shpenzohen më pak (56%). /Telegrafi/

ProCredit Bank
Marketing
KREATIV qeramika
Raiffeisen Bank
Video
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.