Telegrafi.com - Shëndetësi
Marketing@Telegrafi.com
 
   

HIV/AIDS, rritet numri i personave me trajtim

Shpërndaje
Postuar: 10:23 / 22.07.2010
Komente: 0
Numri i personave që po kurohen ndaj sëmundjes vdekjeprurëse AIDS po vjen çdo ditë e në rritje. Fatkeqësisht numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje është i lartë, por e rëndësishme që ndërgjegjësimi për t’u kuruar dhe për ta luftuar atë është rritur ndjeshëm.

Këtë e vërteton më së miri numri i vizitave mjekësore që bëjnë personat e prekur. Personat e sëmurë nga AIDS po i nënshtrohen në mënyrë të vazhdueshme përkujdesjes mjekësore, duke shpresuar në kurimin përfundimtar.

Por ka edhe nga ata që janë më realistë dhe që synojnë vetëm t’i shtohen sa më shumë të jetë e mundur vitet e jetës. Ky fakt ka dalë si rezultat i të dhënave më të fundit të OBSH-së të paraqitura në një konferencë ndërkombëtare. Një nga konkluzionet e arritura nga ky sondazh është se numri i njerëzve që i janë nënshtruar kujdesit mjekësor në fund të vitit 2009 është rritur. Shifra konkrete arrin në 5.2 milionë në krahasim me 4 milionë që regjistroheshin në fund të vitit 2008.

“Kapja në kohë e kësaj sëmundjeje dhe kurimi që në hapat e parë të shfaqjes së këtij virusi bën të mundur që jeta e personave të infektuar të jetë disi më e mirë”, tha Gottfried Hirnschall, drejtori i OBSH së HIV/AIDS. Sipas statistikave aktuale, parashikohet se mesatarja e vdekjeve për vitin 2010-2015 mund të ulet me 20 për qind. /TCH/

ProCredit Bank
 
 
VIP
22:44 / 6.09.2010
Pamela Anderson, Foto: Reuters

Anderson pëlqen të qëndrojë në shtrat

Pamela Anderson ka pranuar se skenat filmike duke qëndruar në shtrat i lejojnë që t’i kthehet përditshmërisë.
Teknologji
20:36 / 6.09.2010

Google Music, rivali i ri për iTunes?

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po pë...
Ekonomi
17:02 / 6.09.2010

KFOR-i bën inspektimin në TC "Kosova B"

Ekspertë për matjen e materieve kimike, biologjike dhe radiologjike në kuadër të KFOR-it dhe disa përfaqësuesve të FSK-...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.