Çfarë do të ndryshonin meshkujt tek e dashura e tyre?

9:57 / 1.12.2012

Portali i njohur kushtuar meshkujve "AskMen" ka kryer një anketë në të cilën kishin marrë pjesë rreth 100.000 meshkuj, në mënyrë që të kuptohet më shumë për ta se cilat gjërat do t'i ndryshonin te femrat, si shikojnë tradhtinë dhe sa i rëndësishëm është seksi për ta?

Kualiteti të cilin më së shumti e vlerësojnë
Në pyetjen se cilit kualitet më së shumti i kushtojnë vëmendje me rastin e zgjedhjeve të një vajze, 31% e tyre ishin pajtuar se më e rëndësishmja është sinqeriteti. Pos kësaj, nga partnerja kërkojnë kujdes (24%) dhe inteligjencë (20%).

Tradhtia
Meshkujve po ashtu u ishte shtruar pyetja nëse do ta tradhtonin partneren e tyre nëse ekziston mundësia që kjo të mos kuptohet nga partnerja e tyre, ndërsa që rezultatet ishin shumë interesante. Në fakt, 38% e tyre thekson se nuk do ta bënin një gjë të tillë, sepse kjo ndërlidhet me moralin e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 38% thotë se nuk do ta bënin shkaku se do t'i brente ndërgjegjja e fajit. Në fund 17% e tyre me siguri se do ta bënin, por përsëri se do t'i mundonte ndjenja e fajit.

Ndryshimi i shpeshtë i disponimit 
Përgjigjet nuk do ishin edhe aq befasuese. Meshkujve më së shumti u kishte penguar ndryshimi i shpeshtë i disponimit (16%). Pjesës tjetër, 13% e meshkujve nuk do të ndryshonin asgjë. Rreth 5% e të anketuarve do t'ua ndryshonin dukjen, ndërsa që inteligjencën e tyre do ta ndryshonin vetëm 1%.

"Facebook"
Rreth 41% e të anketuarve mendon se nuk përbën kurrfarë problemi nëse e dashura r tyre edhe më tutje shoqërohet në Facebook me ish të dashurin, derisa (31 %) të meshkujve u pengon kjo gjë, derisa 28% nuk do të kishin asgjë kundër.

Seksi
Sikur të pyetej mashkulli dashuria do të ndodhte disa herë brenda ditës, e me këtë pajtohen rreth 77% e meshkujve. Njëherë në javë do të ishte e mjaftueshme për 12% të meshkujve.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.