Ushqimi që lufton kancerin, lufton edhe shtimin e peshës

14:37 / 2.12.2012
Qendra për Kancer MD Anderson pranë Universitetit të Texasit thotë që lista e saj e artikujve ushqimorë u ndihmon njerëzve të shmangin shtimin e peshës duke blerë ushqimet të cilat e luftojnë kancerin.

Mary Ellen Herdon eksperte e dietës në MD Anderson, u rekomandon njerëzve që të shfrytëzojnë listën e ushqimeve për të gjetur artikuj më të shëndetshëm derisa bëjnë pazar për festa, raporton UPI.

"Njerëzit kanë tendencë të fitojnë peshë gjatë muajve të ftohtë, sepse qëndrojnë më shumë brenda, janë më pak aktivë dhe hanë më shumë ushqim me kalori", deklaroi Herdon. "Shtimi i pashëndetshëm i peshës është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe e bën të pamundur që trupi juaj të luftojë sëmundjet siç është kanceri". Herdon sugjeron që meshkujt duhet të orientohen nga shujtat me jo më shumë se 500 kalori dhe femrat të hanë ushqim deri në 400 kalori për shujtë.

"Ushqimet bimore janë të mbushura me përbërës që luftojnë kancerin. Pra, sigurohuni të keni dy të tretat e pjatës suaj të mbushur me perime, fruta, drithëra të plota apo fasule", ka këshilluar Herdon. "Në pjesën e mbetur të pjatës suaj, zgjidhni mish ose proteina bimore".

Mbajtja e një diete të pasur me bimë, plot fruta, perime, drithëra të plota dhe fasule dhe të qenit fizikisht aktiv janë mënyrat më të mira për të reduktuar rreziqet nga kanceri, përfundoi Hemdon.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
16:55 / 22.05.2013
Dafina Zeqiri, Foto: FB

Rezarta: Dafina, më e mira e muzikës moderne

Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri, të cil...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.