Imtësitë që mund ta dëmtojnë lidhjen tuaj

10:02 / 5.12.2012
Nëse dëshironi një lidhje të fortë dhe stabile me partnerin, kurrsesi nuk duhet t'i heshtni disa gjëra, por duhet t'i thoni me sinqeritetin më të madh, të jeni të hapur ndaj tij.

Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile. Fshehja nuk sjell asgjë të mirë.

Për ish-partnerët
Terapeutët seksualë thonë se pyetja për ish-dashuritë është një kurth i vërtetë, prandaj shmangni këto pyetje duke mos u përgjigjur në to. Mirëpo, nëse në jetën tuaj befasisht shfaqet ish-dashuria, fshehja nuk do të ishte lëvizje e mençur, sepse situata ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek partneri aktual.

Për mbipeshën dhe dukjen
Kur jeni bashkë në shtëpi partnerit mund t'ia tërhiqni vëmendjen ndaj mbipeshës dhe ta nxitni në aktivitetin fizik. Të gjithë kujdesen për dukjen, prandaj nëse mendoni se me pantallonat që ka veshur më mirë i përshtaten një palë këpucë të tjera, thojani lirisht. Kur të largohet nga shtëpia mos e kritikoni, sepse kjo mundet t'ia dëmtojë vetëbesimin.

Për flirtin
Pos nëse nuk dëshironi ta bëni xheloze, më mirë do të ishte të mos i tregoni se si me një koleg të caktuar keni qeshur si të çmendur me shakatë e tij/saj, apo nëse ju ka ftuar për një kafe "shoqërore". Natyrisht nëse nuk mund ta tejkaloni situatën, provojeni ta thoni si anekdotë.

Rreth shpenzimeve
Fshehja nuk sjell asgjë të mirë. Pa marrë parasysh se sa e teproni e kjo ndonjëherë na ndodh të gjithë neve, e nuk do të duhej ta fshihnit. Në këtë mënyrë "shpenzohet" besimi.

Për kohën e lirë
Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë është të tregoni ku e kaloni kohën e lirë, madje edhe nëse pos orarit të punës jeni vonuar me shokun e punës dhe keni dalë për një kafe. Kjo nuk do të thotë se me këtë kërkoni leje, por kështu ndërtohet besimi i ndërsjellë.

Për sjelljet dhe fajin
Mendoni se shkaku i shikimit të serialeve partneri ju vlerëson më pak. Telashet me të cilat përballemi gjatë jetës na ndodhin të gjithëve, e nëse këtë e mbroni nga partnerët me siguri se lidhja nuk është edhe aq stabile.

Rreth aktiviteteve të përbashkëta
Sporti nuk është një ndër aktivitetet më të dashura për ju! Herën tjetër kur dëshiron t'ju marr me vete, jini të sinqerta dhe mos trilloni. I thoni se po shkoni me të për ta kuptuar sportin e tij të preferuar, ndërsa që edhe ai do të jetë i hapur me aktivitete tuaja.

Rreth seksit
Ju pyet pas seksit nëse jeni kënaqur? Përgjigjuni me sinqeritet. Jeta seksuale mund të jetë e mirë vetëm, nëse jeni të hapur dhe thoni atë që keni dëshirë.

Rreth shëndetit
Nëse keni probleme me shëndetin, një gjë të tillë kurrsesi nuk guxoni ta fshihni nga partneri. Mos keni turp. Në situata të tilla njerëzit zvogëlojnë punët për të shmangur atmosferën e pakëndshme, por nëse jeni të hapur vetëm do ta forconi lidhjen dhe do të lidheni më tepër mes vete.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
21:22 / 23.05.2013
Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Nokia EOS vjen gjatë korrikut?

Kohëve të fundit është folur shumë për telefonin e ri të Nokia’s, modelin EOS, i cili do të jetë telefoni i parë i ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.