Pse femrat janë më të lumtura me meshkuj më pak atraktiv?

14:44 / 9.12.2012

82 çifte kishin marrë pjesë në studimin, i cili për qëllim kishte ta kuptojë pse femrat e bukura, me famë botërore, përcaktohen për një mashkull më pak atraktiv se vetë ato.

Shumë herë kemi rastin të shohim një çift, madje kjo ndodh edhe tek yjet dhe personalitetet e njohura, në të cilat femra është shumë më tërheqëse se sa mashkulli.

Shkencëtarët e kanë vërtetuar se femrat gjithsesi se e dinë fare mirë se si dhe çfarë veprojnë. Studimi më i fundit sugjeron se femrat që janë në lidhje me një mashkull më pak atraktiv janë më të lumtura. Hulumtuesit nga UCLA dhe universiteti Tennessee kishin grumbulluar 82 çifte, të cilët jonë të martuar për një vit dhe ata që në minimum njihen për tre vjet në mënyrë që t'i xhirojnë se si ata zgjidhin problemet e tyre personale.

Meshkujt më tërheqës gjatë zgjidhjes së problemeve karshi partnereve shpreheshin me fjalët si "ky është problemi yt, ti merru me të", derisa ato më pak atraktiv më shumë ishin munduar që partnere t'ia bëjnë me dije se ata janë aty për partneren e tyre sa herë që ato kanë nevojë. Nga ana tjetër, meshkujt e hijshëm të vetëdijshëm se dëshirohen edhe nga femrat e tjera, më së paku ishin munduar t'i zgjedhin problemet. Në lidhjet ku të dy parterët ishin të hijshëm, ofronin më pak mbështetje për njëri-tjetrin.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.