Shumica e femrave përdor flirtin për të fituar atë që e dëshirojnë

7:56 / 17.12.2012

2000 njerëz kishin marrë pjesë në studimin ku 39 menaxherë kishin punësuar kandidatet femra në bazë të bukurisë së tyre të jashtme, ndërsa që 30% e femrave kanë thënë se përdorin edhe seksin si “shpërblim” për një tretman më të mirë nga ana e partnerëve.

Më shumë se gjysma e femrave e pranojnë se flirtojnë me meshkujt "që të jenë me ta", ndërsa që një e pesta e femrave të anketuara e kanë pranuar se në vendin e punës e përdorin sharmin e punës. Kur në pyetje të jetë avancimi në punë, mbështetja në sharmë mundet të dërgojë lart, sugjeron një studim.

Më shumë se shumica e femrave britanike e pranojnë se flirtojnë me meshkujt për ta arritur atë që dëshirojnë, e çdo e pesta prej tyre e pranon se këtë e bën edhe në punë. 30% e femrave kanë thënë se përdorin edhe seksin si "shpërblim" për një tretman të mirë nga ana e partnerëve apo burrave të tyre.

Anketa në të vilën kishin marrë pjesë 2.000 njerëz ka zbuluar se 39 menaxherë e kishin pranuar se kishin punësuar kandidatet femra në bazë të bukurisë së tyre. Pothuajse gjysma e meshkujve e kishin pranuar se kishin lidhje me dikë që e kishin punësuar. Në pyetjen: "A do t'i jepnit më parë përparësi një shofereje të bukur?" - 42% e meshkujve janë përgjigjur me "po", në krahasim me 16% të femrave.
/Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.