Kur duhet marrë antibiotikët?

9:16 / 21.12.2012

Personat që ishin prekur nga gripi gjatë periudhës kohore sa nuk kishin ekzistuar antibiotikët, 50% kishin gjasa për t'i mbijetuar atij. Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse mjekët nuk dëshirojnë që antibiotikët ta humbin efikasitetin.

Bakteret gjithnjë e më shumë po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse çdo vit në Evropë humbin jetën rreth 25.000 persona. Një nga gjërat kryesore që ndikon në forcimin e baktereve është përdorimi i tepruar i antibiotikëve. Me përdorimin e tyre të tepruar, bakteret mund të mësojnë si t'i mbijetojnë atyre - prandaj është jetike që antibiotikët të përdoren vetëm atëherë kur me të vërtetë janë të nevojshëm.

Një numër i madh njerëzish mendojnë se si antibiotikët mund të na shërojnë prej ftohjes, por nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, sepse ftohjen e shkaktojnë viruset. Antibiotikët nuk janë të nevojshëm as në rastet kur na dhemb fyti, kur kollitemi dhe definitivisht kur kemi grip.

Ekzistojnë fakte se kur nuk përfundojmë terapi në me antibiotikë deri në fund, përqendrimi i nivelit të gjakut nuk arrin nivelin optimal të nevojshëm për shkatërrimin e baktereve.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.