Disa preparate për lëkurë mund ta shkaktojnë kancerin dhe sterilitetin

10:50 / 26.12.2012
Kini vëmendje se çfarë dhe në çfarë mase vendosni në lëkurën tuaj, paralajmërojnë mjekët.

Disa substanca në kremra janë aq të rrezikshme sa mund ta shkaktojnë kancerin e lëkurës dhe sterilitetin. Ky paralajmërim sidomos u drejtohet femrave shtatzëna, ndërsa sipas mjekëve disa losione mund të ndikojnë që foshnja të lindë me defekte. Pos kësaj, ekspertët përmendin se disa substanca në kremrat për fytyrë mund të ndikojnë edhe në sterilitet.

Disa prej përbërësve, si MSG dhe tartrazine, që ndodhen në losione, mund të shkaktojnë probleme serioze te përdoruesit që janë më të ekspozuar ndaj alergjive. Mjekja Elizabeth Salter - Green nga Britania e Madhe ka paralajmëruar se disa kemikale nga kremrat dhe losionet mund të jenë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë ënjtje dhe anomali te foshnjat derisa gjenden në stomakun e së ëmës.

Mjekët ju sugjerojnë që para se t'i përdorni kremrat apo losionet t'i shikoni mirë se çfarë gjendet në përmbajtjen e tyre.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.