Për trashje ka faj bakteri - zgjidhja është ndryshimi i ushqimit

8:44 / 27.12.2012
Shkencëtarët besojnë që me ushqyerje mund të ndikojmë në nivelin e mikrobeve në zorrë, dhe kështu edhe në peshën trupore. Kjo do t'ua lehtësonte humbjen e kilogramëve njerëzve të trashë.

Trashja nuk është pasojë e ngrënies së tepërt ose ushtrimeve të pamjaftueshme, por baktereve, ka vërtetuar studimi i Universitetit kinez Shanghai Jiaotong. Kështu ushqimi cili ndryshon raportin e mikrobeve në stomak mund të ndikojë në kilogramët e grumbulluar, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët kanë studiuar se në ç'mënyrë reagoj në minjtë në bakterin njerëzor, enterobacter, ndërsa minjtë të cilëve u është injektuar bakteri, brenda një kohe të shkurtër janë bërë të trashë. Enterobacter lidhet me trashjen sepse në nivele jashtëzakonisht të larta është gjetur në zorrët e personave jashtëzakonisht të trashë.

Përveç se në minj, ekipi shkencor e ka kryer eksperimentin edhe në njerëz. Kështu, një pacienti ia kanë ndryshuar, në tërësi ushqimin. Pacienti ka ngrënë vetëm drithëra të papërpunuara dhe probiotikë dhe ka humbur 28.5 kilogramë, ndërsa shkencëtarët konsiderojnë që me ndryshimin e ushqimit është reduktuar niveli baktereve në zorrë.

Numri i personave të trashë nga viti 1980 është dyfishuar dhe vlerësohet që në botë jetojnë më shumë se 500 milionë njerëz të trashë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.