Çfarë nuk guxoni t'i dhuroni të dashurës për Vitin e Ri

10:54 / 29.12.2012
Shumica e meshkujve çdo vit ballafaqohen me vështirësinë e zgjedhjes së dhuratës së Vitit të Ri për të dashurën e tyre, e pothuajse që të gjithë kanë një qëllim - të shmangin katastrofën gjatë blerjes. Edhe pse dëshirat dallojnë, varësisht prej femrës, prapëseprapë ekzistojnë disa gjëra të caktuara që kurrsesi femra nuk guxon t'i gjejë nën bredh.

Aparate shtëpiake
Vetëm nëse partnerja juaj ka shprehur dëshirën e flaktë për një blender apo aparat për kafe, mos guxoni t'i blini diçka nga kuzhina apo enë. Në fakt, nëse ajo edhe kënaqet duke gatuar, me siguri se nuk dëshiron që nga ajo të prisni se brenda ditës do t'ju gatuajë me qindra receta.

Fotografitë tuaja
Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, kjo mund të jetë njëra nga dhuratat më të tmerrshme të mundshme. Para se të zgjidhni foton tuaj më të mirë dhe të zgjidhni kornizën më të lezetshme, para se ta mbështillni dhe ta zbukuroni bukur, mendojeni edhe njëherë.

Gjithçka që nuk mund të zëvendësohet
Nëse të dashurës tuaj i blini një dhuratë tejet të shtrenjtë, kontrolloni paraprakisht nëse në rast se nuk i pëlqen mundet ta ndërrojë, apo zëvendësojë me diçka tjetër.

Prodhime dietale
Nëse nuk dëshironi telashe, mos i blini asgjë që ka të bëjë me humbjen në peshë. Porosia, të cilën ajo e kupton porsa ta hapë dhuratën, është se ju nuk e pëlqeni ashtu si është dhe se duhet të humbasë në peshë. Edhe pse ndoshta nuk e keni menduar këtë, një reagim të tillë e keni të vështirë ta shmangni.

Parfum
Nëse nuk e ka kërkuar një të tillë prej juve, hiqni dorë nga. raftet e parfumerisë. Pos se mund të përcaktoheni pikërisht për atë që nuk e pëlqen ajo, në parfume të caktuara ajo edhe mund të jetë alergjike.
/Telegrafi/
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.