Viti i parë i martesës është më i palumturi

6:58 / 31.12.2012
Hulumtimi më i ri i Qendrës për Cilësinë e Jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më të palumtur.

Çiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2.000 australianë, derisa lumturia e tyre ishte matur në shtatë fusha, si shëndeti, të arriturat dhe lidhjet në dashuri.

Prej të anketuarve ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre t'i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.

Udhëheqësja e studimit Melissa Weinberg konsideron se te çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet sepse pas haresë dhe festimit vjen ballafaqimi me realitetin dhe fillon martesa.
/Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.