Diabeti shkakton verbërinë

12:13 / 2.01.2013
Rreth 85% e personave që vuajnë nga diabeti pësojnë ndryshime, ndërsa që pesëdhjetë persona nga 100.000 të prekur nga diabeti e humbin shikimi.

Personat që vuajnë nga diabeti shpeshherë kanë probleme oftalmologjie. Problemet më të shpeshta janë ato që përcillen me ndryshime dhe rënie në mprehtësinë vizuale, e në rastet më të këqija edhe me humbjen e shikimit.

Verbërimi mund të shfaqet te diabeti i llojit l, pas pesë e më shumë vitesh që nga fillimi i sëmundjes, ndërsa te diabeti i llojit 2, mund të lajmërohet në të gjitha fazat. Kjo ndodh pasi që vlera e sheqerit e ngritur për një kohë të gjatë ndikon në dëmtimin enëve të gjakut. Kur ndryshimet e para shfaqen në retinë të sëmurit nuk vërejnë kurrfarë dhimbjesh, apo probleme. Dobësimi i shikimit përcillet me lexim të vështirë dhe mjegullim në shikim.

Parandalimi fillon me kontrollin metabolik, mbajtjen në normale të nivelit të sheqerit në gjak, kontrollin e shtypjes së gjakut si dhe yndyrës në gjak. Pacientët që vuajnë nga diabeti për pesë vjet e më gjatë duhet shkuar në kontrolle të rregullta oftalmologjie. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.