Me ushtrime kundër kancerit në zorrë të trashë

18:12 / 18.01.2013
Mjekët dhe shkencëtarët paralajmërojnë se me ndryshimin e mënyrës s të ushqyerit dhe duke bërë ushtrime, mund të parandalohen rreth 70% të rasteve me kancer në zorrë të trashë!

Ecja e përditshme, vrapimi, noti, ushtrimet e thjeshta si dhe rregullimi i shtëpisë, mundet ta pakësojnë rrezikun për shfaqjen e kancerit në zorrë të trashë, pohon dr. Christine Friedenreich nga agjencia Ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit në Francë (IARC), udhëheqëse e ekipit të shkencëtarëve ku kishin marrë pjesë 413.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane.

Gjatë hulumtimit ata kanë zbuluar se njerëzit që më së shumti kishin ushtruar, rrezikun nga kanceri e kishin ulur për 22%, ndërsa nga lajmërimi i tumorit në anën e djathtë të zorrës së trashë për 35%. Më së shumti dobi nga ushtrimet kishin njerëzit me peshë mesatare.

Ky hulumtim ishte kryer pikërisht për shkasin se në vendet e zhvilluara këto janë llojet më të shpeshta të kancerit. - Sipas të dhënave, çdo vit diagnostikohen më shumë se 940.000 raste të reja ndërsa që vdesin rreth 492.000 e të prekurve.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.