Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni?

9:45 / 19.01.2013
Derisa nëpër botë po zhvillohet sezoni i gripit, është mirë që të gjithë punëtorët të marrin masat dhe hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten, por edhe kolegët tyre.

Një hulumtim ka treguar se rreth 84% e të punësuarve shkojnë në punë, derisa janë me grip. Rreth 50% e tyre nuk marrin kurrfarë masa parandaluese për t'i mbrojtur kolegët e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se kur në pyetje është zyra, më së shumti baktere fshihen nëpër rubinetet e ujit, derën e mikrovalës, si dhe në tastierën e kompjuterit. Të gjithë të punësuarit duhet t'i pastrojnë sipërfaqet e pajisjeve të punës, të cilat përdoren edhe nga të tjerët. Punëtorët duhet t'i pastrojnë duart pas secilës shujtë, pasi të kenë lexuar shtypin, si dhe pas përshëndetjes me kolegët.

Për ta shmangur dehidrimin, i cili së bashku me mungesën e gjumit dhe stresin dobësojnë sistemin imun, pranë vetes mbani një shishe me ujë. Kur ta ndieni se mund të sëmureni nga gripi, konsultohuni me mjekun tuaj për masat shtesë, si të përdorni vitaminat apo zinkun.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
15:53 / 22.05.2013
Will Smith

West inkurajon Smithin t’i kthehet muzikës

Kanye West është duke inkurajuar Will Smith të rikthehet në studio dhe të bëjë muzikë të re, por nuk ende nuk ka një ...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:35 / 22.05.2013

Zyrtare: EULEX-i heton Autostradën

Misioni i BE-së për Sundimin e Rendit dhe Ligjit në Kosovë EULEX ka nisur hetimet për Autostradën Morinë-Merdarë, pavar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.