Taktika e joshjes që ju siguron një partner më të mirë

1:36 / 20.01.2013
Është vërtetuar se loja e joshjes në të cilën meshkujt dhe femrat aktrojnë personin e pamposhtur, në fakt doli të jetë taktikë shumë e mirë te ata persona që duan ta gjejnë një partner cilësor.

Në revistën" European Journal of Personality", janë publikuar rezultatet e studimit në bazë të të dhënave të grumbulluara nga qindra të rinj nga katër eksperimente të ndryshme, ndërsa që ishte vërtetuar se studentët dhe studentet që aktrojnë personin e vështirë për ta pushtuar përfundojnë në lidhje më cilësore me partner më cilësor.

"Të gjithë dëshirojmë sinqeritet në procesin e joshjes, por kjo kurrë nuk do të ndodhë", pohon autori i studimit, Peter K. Jonason. Të dyja gjinitë luajnë lojë, por ekzistojnë disa dallime. Derisa femrat dëshirojnë të tregohen më pak të interesuara, duke u shtirë se nuk kanë kohë për komunikim, meshkujt mund të jenë disi më të ashpër. Me fjalë të tjera, femrat duan ta aktrojnë të paarriturën, derisa meshkujt e aktrojnë të arriturin, ndërsa shtiren kinse nuk janë të interesuar.

Në eksperimentin me 300 studentë, hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit aktrojnë për të qenë më atraktivë. "Femrat përfitojnë më shumë nga joshja e një mashkulli që ua mundëson atyre ta kontrollojnë interesimin e mashkullit, duke e rritur atë interesim", shpjegon Jonason.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.