Femrave më shumë u pëlqejnë 'techno' sesa meshkujt 'macho'

10:27 / 30.01.2013
Sipas një studimi më të ri, femrave tani më shumë u pëlqejnë meshkujt që janë të zotë në teknologji dhe kompjuterë, sesa ata që, p.sh, dinë ta rregullojnë automobilin.

Më nuk janë në modë meshkujt 'macho', sikur David Gandy apo Daniel Craig, por 'techno', sikur që është p.sh Mark Zuckerberg, themelues i "Facebook" -ut, Anketa ka treguar se 59% e femrave më shumë joshen nga meshkujt që dinë ta rregullojnë kompjuterin, sesa nga ata që marrin vesh rreth automobilave.

Epiteti 'tekno-seksual' është aq i popullarizuar, saqë 40% e meshkujve të anketuar kanë pranuar se më shumë preferojnë që të mburren sesi janë të zotë sa i përket teknologjisë, sesa që është e vërtetë një gjë e tillë, me qëllim që të lënë përshtypje të mirë te gjinia e kundërt. Por, ata duhet të mos e teprojnë, meqë 80% e femrave kanë thënë se nuk u besojnë meshkujve kur e lavdërojnë veten e tyre, pa i pare vetë me sytë e tyre.

Ekspertët supozojnë se deri te një ndryshim i tillë ka ardhur për shkak të një stili gjithnjë e më të shpejtë të jetës dhe për shkak të faktit që, gjithnjë e më shumë jemi të varur nga kompjuteri dhe pajisjet e ndryshme teknologjike.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.