Forma e trupit zbulon nëse jeni të shëndetshëm

16:04 / 2.02.2013
Sipas hulumtimeve më të reja, femrat që kanë kilogramë të tepërt në ija, kofshë dhe prapanicë kanë shanse më të mëdha që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës.

Edhe pse është konsideruar se femrat që kanë trup në formë të dardhës nuk janë pjesë e grupit të rrezikuar sa i përket shëndetit të zemrës, hulumtimi i ri e ka dëshmuar të kundërtën.

Ekspertët nga universiteti “UC Davis”, në Kaliforni, kanë zbuluar se dhjami rreth ijëve prodhon një sasi anormale të dy proteinave, të cilat mund të sjellin deri te infektimet dhe rezistenca ndaj insulinës, e këta janë indikatorë të hershëm të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Udhëheqësit e studimit kanë thënë se për një kohë të gjatë më të rrezikshmet janë konsideruar yndyrat në bark, derisa shtresat e dhjamit në kofsha dhe prapanicë - janë konsideruar pozitive, sepse supozohej se mbrojnë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
11:05 / 20.05.2013
Taylor Swift (Foto: Getty Images)

Swift, mbretëresha e Billboard Awards

Taylor Swift ishte fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards, duke çuar në shtëpi plot t...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.