Pasioni zhduket në të 30-at, ndërsa seksi është më i miri në të 50-at

0:31 / 4.02.2013

Anketa e madhe e shprehive seksuale “Sex Census 2012” ka treguar që nga të gjitha grupmoshat meshkujt dhe femrat në të 30-at janë më së paku të kënaqur me jetën seksuale.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë rreth 25 mijë njerëz ka zbuluar që 25 për qind e personave në moshën prej 30 deri 39 vjeç për pakënaqësitë e veta në jetën seksuale fajëson problemet me paratë dhe stilin dinamik të jetesës, ndërsa 35 për qind të tyre janë shumë të lodhur për aksion sepse i ka lodhur kujdesi për fëmijët gjatë gjithë ditës.

"Hulumtimet e mëhershme po ashtu kanë treguar që të 30-at dinë të jenë shumë problematike për disa njerëz. Kreditë, fëmijët dhe puna dinë t'ua mjerojnë shumicës këtë dekadë të jetës, dhe nëse kësaj i shtohet edhe recesioni i tanishëm, presioni në lidhje dhe jetë seksuale bëhet i papërballueshëm dhe është e natyrshme që diku të pëlcasë", ka thënë Paula Hall, terapiste seksuale.

Por, nga ana tjetër, anketa ka treguar që seksi përmirësohet me vite. Kështu, madje 52 për qind të vullnetarëve në moshën në mes 50 dhe 59 vjeç kanë deklaruar që janë shumë të kënaqur me jetën e tyre seksuale. Hulumtimi po ashtu ka treguar që personat në moshën prej 60 deri 69 vjeç kanë vetëbesimin më madh seksual, me notën mesatare 6 nga 10. Për krahasim, vajzat prej 18 vjeç vetëbesimin e tyre e kanë vlerësuar me katër.

Befasia më e madhe e anketës është zbulimi që 19 për qind e personave mbi 70 vjeç kanë përdorur rrjete shoqërore si Facebook ose Friends Reunited për të gjetur partnerë për seks. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.