Të lumturit në martesë shtojnë më lehtë peshë

9:34 / 10.02.2013
Një studim i ri pohon se personat të cilët janë të lumtur në martesë kanë më shumë shanse që me kalimin e kohës të shtojnë peshë.

Ekipi nga universiteti 'Southem Methodist', në Dallas, gjatë katër vjetëve i ka ndjekur 169 çifte, të cilët sapo ishin martuar. Në atë periudhë është matur pesha e tyre dhe në mënyrë periodike janë pyetur se sa janë të kënaqur me lidhjen e tyre. Është zbuluar se bashkëshortët, të cilët ishin më të lumtur, kishin më shumë tendencë për shtim të peshës, derisa ata të cilët nuk ishin të kënaqur kishin shtuar më pak peshë.

"Në secilën martesë, në të cilën mbizotëron lumturie, është shënuar një rritje e indeksit të masës trupore për 0,12 për partner për çdo gjashtë muaj. Por, nuk e dimë se çfarë ndodh pas katër vjetësh", ka thënë udhëheqësja e studimit, Andrea Melcer.

Melcer konsideron se ata të cilët janë në martesa jo të lumtura ia dalin që ta mbajnë peshën, sepse mendojnë për ndarje dhe dëshirojnë që të jenë tërheqës për partnerët e tyre të rinj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.