Kërkimfalja nuk rrit vetëvlerësimin tonë

20:23 / 11.02.2013

Studimet kanë gjetur se ata të cilët ngurrojnë të kërkojnë falje ndiejnë një sens fuqie të madhe. Të kërkuarit falje, është një gjest i vështirë dhe ekspertët japin shpjegime për këtë gjë.

Sipas një studimi australian, mos kërkimi falje rrit vetëvlerësimin, prandaj kjo fjalë është e vështirë për t`u thënë. Fjala, më fal, rrjedh nga greqishtja ‘apologia’, që nënkupton mbrojtje apo shpjegim. Por në sensin modern ka kuptimin e pranimit të gabimit, pa implikime të mbrojtjes sipas rrënjëve etimologjike të fjalës. Madje edhe këngëtari Elton John e ka theksuar në hitin e tij në 1976 Sorry, seems to be the hardest word’.

Drejtuesi i këtij studimi Dr. Tyler Okimoto, dëshironte të gjente pse njerëzit e kanë të vështirë të kërkojnë falje, kur në fakt fjala ‘më fal’, mund të jetë një mënyrë për të lehtësuar fajin apo ndëshkimin. Në dy eksperimentet e realizuara u gjet se të mos kërkuarit falje ka dobi psikologjike, si rritje të vetëvlerësimit dhe jep ndjenjën e fuqisë.

Dobitë që njerëzit ndiejnë nga refuzimi i të kërkuarit falje, nuk sjellin ndonjë efekt negativ në vetëvlerësim si rezultat i mbrojtjes nga veprimi i dëmshëm. Këto rezultate të gjetura mund të ndihmojnë të shpjegojnë sjellje antisociale, irrituese dhe sugjerojnë për kërkime të mëtejshme se nëse këto dobi zgjatin në kohë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.