Çka nuk guxoni t'i blini të dashurës për Shën Valentin?

10:05 / 13.02.2013
E dimë se doni që ta befasoni të dashurën për festën e Shën Valentinit, por kujdes që të mos e befasoni për të keq.

Duke qenë se meshkujt dhe femrat funksionojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, ia vlen që të gjithë meshkujt t'i rikujtojmë se cilat dhurata gjenden në listën e zezë të shpërblimeve për Ditën e të dashuruarve.

Përqafimi
Nëse keni biseduar me të dashurën rreth dhuratës për Shën Valentin dhe keni marrë vesh se ajo është modeste, kujdes, mund të gaboni rëndë. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të paraqiteni para saj me duar të zbrazëta, të zgjeruara për përqafim dhe puthje.

Aplikacionet e dashurisë së "facebook"-ut
Edhe pse tingëllon mirë, nuk është aspak romantike, por bëhet fjalë për një dembelizëm të vërtetë. Nëse me të vërtetë e doni atë person, atëherë mundohuni dhe bëni diçka më shumë se dy 'klik' -a të mausit.

Dhuratat për humbje në peshë
Kjo është një fushë e ndaluar, ku nuk duhet të shkelë asnjë mashkull. Kilet janë një temë shumë e ndjeshme për çdo grua, prandaj nëse keni dëgjuar se e dashura juaj preferon që ta blejë ndonjë CD me ushtrime, apo tableta për humbje në peshë, mos u bëni ju ai që do t'ia blejë këto produkte.

Dhuratat qesharake
Ndoshta juve dhe miqve tuaj ju duket ide shumë e mirë që të dashurës t'i bëni ndonjë dhuratë qesharake, dijeni se kjo është njëra ndër dhuratat më të papëlqyera për femrat. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.