Propozimi i parë hapësinor për martesë

20:11 / 13.02.2013
Më 14 shkurt të vitit 2013, Sebastiani, një francez 35-vjeçar, do të bëhet mashkulli i parë që do t'i propozojë martesë të dashurës së tij në gjithësi, në një lartësi prej 30 kilometrash.

Për një çmim prej 4990 eurosh, ky njeri ka kërkuar shërbimet e kompanisë franceze, "Apoteowurprise", e cila është eksperte në planifikimin e propozimeve spektakolare të martesës në Paris.

Ditën e Shën Valentinit, fotoja e çiftit dhe porosia “Vanessa, dëshiron të martohesh me mua?” do të ngjitet në një balon të madh me helium dhe do të lëshohet në qiell nga profesionistët që operojnë në zonën eksploruese të hapësirës.

Ky balon do ta ketë një pajisje incizimi, e cila do ta incizojë tërë procedurën, deri te arritja në gjithësi. Pas një a dyorësh, porosia e dashurisë do ta arrijë lartësinë prej 30 kilometrash, ku incizimi i fundit do ta tregojë tokën si një top të kaltër në prapavijë. Më pas incizimi do të përpunohet nga ekspertët dhe njeriu në fjalë do të mund t'ia tregojë të dashurës.

Kjo do të bëhet gruaja e parë, të cilës propozimi për martesë i është bërë në gjithësi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.