Llumi i kafes bën çudira!

10:41 / 15.02.2013

Nëse kënaqeni duke pirë kafe turke, mos e hidhni llumin e kafes e cila mbetet në fund të filxhanit, por përdoreni për disa gjëra shumë praktike dhe të dobishme.

Asgjë mos hidhni poshtë!
Nëse keni menduar se pasi të keni pirë kafen duhet patjetër të lani llumin nga fundi i filxhanit, xhezves apo filxhanit, mashtroheni. Ja si do ta përdorni...

Freskues i lokalit
Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme, siç janë ato të frigoriferit apo të shportës së bërllokut.

Mjet për pastrim
Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

Maska për flokë
Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Pilingu
Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit. Patjetër duhet ta provoni!

Vëreni pasi t’ju kenë pickuar insektet
Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon.

Pleh
Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.