Sa herë duhet të themi ‘të dua’?

9:15 / 16.02.2013
Nëse këtë frazë e përdorni tepër shpesh, ajo do ta humbë rëndësinë e vet, por nëse e thoni tepër rrallë, atëherë rrezikoni ndarjen.

Çdo ditë të lume partnerit bashkëshortor duhet t'i thoni "të dua", sepse nuk ka nevojë që të jesh i përmbajtur me dikë që e do, thotë ekspert ja e lidhjeve, Barbara De Angelis. Por, psikologja Nancy Kalish thotë se këto dy fjalë duhet t'i ruajmë për situata të veçanta, përndryshe ato do ta humbin rëndësinë e tyre.

Ekspertët nuk pajtohen edhe rreth asaj se a mundet njeriu të mësohet të dojë. Terapeutja e seksit, Dr. Judy Kuriansky, thotë se një lidhje e thellë dhe e vërtetë gjithsesi mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Në anën tjetër, autori i bestsellerit "Ai nuk mërzitet edhe aq", Greg Behrendt, është i bindur se një gjë e tillë nuk është e sinqertë, ngase që të dy ju pranoni diçka që është më pak sesa ajo që e meritoni.

Në pyetjen se a ia vlen ta luajmë rolin e të paarritshmes, ekspertët thonë se, në një rast të tillë, lidhjen e fillojmë me mashtrime. Në anën tjetër, pak ndasi e herëpashershme midis partnerëve nuk është e dëmshme, sepse kështu vetëm sa do ta çmoni më shumë njëri-tjetrin. Por, kujdes që ndarja të mos jetë tepër e gjatë, sepse në një rast të tillë, ajo bëhet e dëmshme, thotë eksperti De Angelis.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
9:54 / 23.05.2013
Eva Longoria

Longoria me titull master

Eva Longoria ka një mirënjohje të re në rezymenë eë saj, pasi ka marrë titullin master gjatë të mërkurës.
Teknologji
10:58 / 23.05.2013
Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Acer C7 Chromebook për vetëm 199 dollarë

Nëse keni nevojë për një laptop të ri, atëherë me siguri se do të ju interesojë modeli i ri i laptopit Acer C7 Chromeb...
Ekonomi
10:33 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Çalik-Limak : Largon 30 punëtorë nga puna

Edhe pse ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj kishte thënë se as një punëtorë nuk do të largohet nga puna p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.