Stimulimi i thellë i trurit e lehtëson dhembjen neuropatike

9:28 / 16.02.2013

Për shumë pacientë që kanë vështirësi në trajtimin e dhembjes neuropatike, stimulimi i thellë i trurit mund të rezultojë me një përmirësim afatgjatë të dhimbjes dhe ta japë një rezultat të mirë sipas një studimi të fundit.

Sipas doktoreshës Sandro G. Board dhe kolegëve të saj në Universitetin Oxford, rreth dy të tretat e pacientëve që kalojnë në stimulim të thellë të trurit, arrijnë rezultate të dukshme të përfitimit në term, mungesës së dhimbjes, kualitetit të jetës dhe shëndetit në përgjithësi.

Disa nga rezultatet tregojnë një përmirësim të vazhdueshëm, pas vitit të parë, sipas një studimi të ri, i dli është një nga studimet më të mëdha për stimulimin e trurit si ilaç ndaj dhimbjes neuropatike. Hulumtuesit rishikuan eksperiencën e tyre 12-vjeçare me stimulimin e trurit për dhembjen neuropatike. Dhembja e gjymtyrëve të amputuara është një shembull i dhembjes neuropatike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.