Enët plastike i rrezikojnë veshkat

17:52 / 16.02.2013
Nga ato mund të konsumoni diçka të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi.

Pa marrë parasysh se a shërbehet ushqimi në to në restorante të ushqimit të shpejtë apo nga to hani në piknik, duhet ta dini që enët plastike janë të rrezikshme për shëndetin e veshkave. Në fakt, nga ato mund të hani ndonjë gjë të ftohtë, por kur bëhet fjalë për ushqim të ngrohtë, lirisht harrojeni këtë shprehi, sepse ekspertët nga Tajlanda kanë vërtetuar se temperaturat e larta e rrisin sasinë e melaninës, së cilës i ekspozohet organizmi i njeriut, ndërsa kjo rritë rrezikun nga krijimi i gurëve në veshka.

Këtë e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i studimit, Chi-Fang Wu, duke thënë se "enët nga plastika lirojnë sasi të madhe të melaninës kur në to shërbehet ushqimi i ngrohtë".

Në studim kanë marrë pjesë dy grupe njerëzish. Njëri ka ngrënë supë nga pjatat qeramike, ndërsa tjetri nga enët plastike. Niveli i melaninës në urinë pas 12 orësh ka qenë 8/35 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët plastike, ndërsa 1,3 mikrogramë te personat që kanë ngrënë nga enët qeramike.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.