Shfaqja publike e dashurisë dëmton lidhjet

12:10 / 18.02.2013
Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka treguar që 28 për qind e njerëzve ndihen në siklet kur çiftet shfaqin dashurinë në afërsi të tyre.

Një e katërta e femrave ndiejnë turp kur përkëdhelen, por edhe kur mbahen për duarsh me partnerin e vet në publik, ndërsa një në dhjetë femra madje mendon edhe ta ndërpresë lidhjen me mashkullin i cili për së tepërmi e tregon dashurinë e vet para njerëzve të tjerë.

Të dhënat thonë se 28 për qind e njerëzve ndiheshin në siklet kur çiftet shfaqnin dashurinë në afërsi të tyre. Madje 11 për qind e të testuarve kanë thënë që Dita e Shën Valentinit nuk do të jetë me asgjë më ndryshe se ditët e tjera. "Unë dëshiroj të mendoj që njerëzit të cilët për Shën Valentin nuk tregojnë kujdes të veçantë, bëjnë kështu, sepse çdo ditë u tregojnë partnerëve të tyre se sa kanë rëndësi për ta”, thotë Tracey Cox, eksperte për lidhje.

Në mes formave më së paku të pranueshme të shfaqjes së kujdesit dhe vëmendjes në publik, të testuarit kanë përmendur mbajtjen e dorës rreth belit të partnerit, përkëdheljen, puthjet franceze dhe prekjen e vitheve.

Në mesin e vendeve në të cilat çiftet nuk duhet të shfaqin dashurinë janë renditur stacionet e autobusëve dhe trenave, automjetet e transportit publik, pishinat publike, palestrat dhe hapësirat afariste. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.