Antibiotikët joefikas në shërimin e kollës kronike

19:21 / 20.02.2013
Sipas rezultateve të hulumtimit i cili është kryer në 2.061 të sëmurë me kollë kronike duket që antibiotikët janë joefikas në shërimin e kollës këmbëngulës, i cili është shkaktuar nga infeksionet e lehta respiratore.

Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur koll më gjatë se 28 ditë. Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë ref1eksive ose të qëllimshme tentohet të pastrohen rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme.

Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes. Kolla afatgjatë është i sikletshëm dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo. Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.

Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri te zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat. Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset.

Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku. Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi.
/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ju pyetni - mjeku përgjigjet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.