Pse një ndarje mund të ndikojë pozitivisht?

18:02 / 25.02.2013
Ndarja mund të ndikojë pozitivisht sepse lidhja juaj do të jetë më reale në rast ribashkimi, do të mësoni vlerën e partnerit tuaj dhe do të jeni më i/e përkushtuar.

Lidhja juaj do të jetë më reale
Ju gjatë kohës sa keni qenë në lidhje jeni munduar t'ia shfaqni njëri-tjetrit vetëm anën më të mirë tuajën. Kështu që pas ndarjes, nëse vendosni të ribashkoheni, do të thotë se e keni parë edhe anën më negative te njëri-tjetri.

Lidhja juaj do të ketë një drejtim të qartë
Nganjëherë një ndarje mund të rezultojë me një shkundje të shëndetshme, që do ta dërgonte lidhjen tuaj në një nivel tjetër. Kthimi bashkë do të thotë se jeni duke menduar të njëjtën gjë për vazhdimin e lidhjes suaj.

Do ta vlerësoni më shumë njëri-tjetrin
Pas përjetimit të ndarjes, ju do të mësoni vlerën e partnerit tuaj do filloni ta shihni bashkimin tuaj në një mënyrë tjetër dhe do ta vlerësoni më shumë kohën që kaloni bashkë.

Do të jeni më i/e përkushtuar
Ndoshta nuk keni qenë të gatshëm për një lidhje kur keni filluar të takoheni, prandaj nuk e keni ditur se si funksionon gjithçka. Megjithatë, ndarja do të ndikojë që të vlerësoni rëndësinë e njëri-tjetrit dhe do t'ua qartësojë mendjen sa i përket dëshirës për t'u lidhur prapë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.