| |
|
Me futboll kundër hipertensionit
Luajtja e futbollit në një studim të ri është treguar efikase në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, thonë shkencëtarët britanikë nga Universiteti Exeter në Londër.
Në studimin e tyre kanë marrë pjesë 22 meshkuj prej moshës 31 deri në moshën 54- vjeçare, ndërsa rezultatet i ka publikuar revista profesionale 'Medicine & Science in soorts & Exercise'.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur hipertension të bute e deri në mesatar para se të kenë filluar që në mënyrë rekreative të luajnë futboll dy herë në javë në kohëzgjatje prej një ore. Pas gjashtë muajsh, te pjesëmarrësit e studimit është shënuar një ulje e dukshme e shtypjes së gjakut, ndërsa te tri të katërtat e pjesëmarrësve lartësia e shtypjes së gjakut ka qenë brenda kufijve të rekomanduar.
Përveç zvogëlimit të pjesës së indeve dhjamore në organizëm, te pjesëmarrësit është vërejtur edhe një funksionim i përmirësuar i mushkërive. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.
|
|
|
|