Zbuloni a jeni maniak i punës

8:23 / 26.02.2013
Pavarësisht a jeni i sëmurë, i etur, i uritur, pa gjumë, e keni punën në vend të parë - është koha të frenoni.

Shumë njerëz e çojnë veten në kufi të durimit kur është fjala për punën, që kurrsesi nuk është mirë për shëndet. As avancimi në punë nuk jep shumë siguri pavarësisht se sa mundoheni, por ajo që është tërësisht e sigurt është fakti që puna e tepërt në një moment e merr haraçin e vet. Puna nën presion, stresi, orari i zgjatur, të gjitha këto reflektojnë direkt në gjendjen shëndetësore të njeriut. në të ardhmen e afërt ose të largët.

A i takoni edhe ju grupit të atyre që punën ia nënshtrojnë çdo gjëje, madje edhe vetë shëndetit - kuptojeni më mirë nga ky artikull.

Maniaku i punës:
Harron të relaksohet. Stresi ndonjëherë mund të jetë i dobishëm, sepse ju mban të zgjuar dhe koncentruar, por edhe të motivuar, por për së tepërmi stres ose stresi kronik do të reflektojë në trupin tuaj.

Ha në lëvizje: Në mes takimeve konferencave, afateve, gjatë rrugës për punë, gjatë rrugës për shtëpi, maniaku i punës nuk e humb kohën duke qëndruar i qetë dhe të hajë si duhet. Ndërsa, shujta e mirë është pikërisht ajo çka i duhet njeriut për mendje të mprehtë gjatë tërë ditës.

Fle pak. Jo pse vuan nga pagjumësia, por sepse punon kur duhet të pushojë. Madje edhe profesionistët që kanë shumë punë kanë nevojë për shtatë deri nëntë orë gjumë. Pagjumësia mund të na bëjë më nervoz, pamundësojë koncentrimin, dobësojë kujtesën dhe gjykimin. Po ashtu është e lidhur edhe me trashjen.

Nuk ushtron. A duhet të shtohet diçka tjetër përveç që ushtrimet dhe lëvizjet e përditshme të paktën në kohëzgjatjen prej 30 minutash janë të shkëlqyeshme për shëndetin? Maniaku i punës "nuk ka kohë" për këto.

Punon edhe kur është i sëmurë. Shumë njerëz shkojnë në punë edhe pse janë të sëmurë. Por janë tri arsye pse duhet të qëndroni në shtëpi - askush nuk e dëshiron sëmundjen tuaj, do të jeni më pak produktiv dhe keni nevojë për pushim për t'u shëruar.

Pi (për së tepërmi). Konsumimi i tepruar i alkoolit mund të nxis varësinë, probleme me mëlçi, madje edhe kancer.

Kapërcen kontrollin mjekësor vjetor. Me qëllimin që problemet të vërehen me kohë, të nevojshme janë kontrollet e rregullta te mjeku. Çdo person duhet ta dijë se çka ndodh në trupin e tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.